Profecia e Macheranos: Suksesi i Barcelonës po përfundon
Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, beson se suksesit të Barcelonës po i vjen fundit.

Një raport në El Mundo Deportivo sugjeroi se argjentinasi dëshiron të largohet nga Camp Nou verën e ardhshme, pasi të njëjtën gjë e kërkoi verën e kaluar.

“Periudha e sukseseve të Barcelonës po shkon drejt fundit, jam i sigurt për këtë”.

“Nuk ka mbaruar ende, por do të përfundojë shumë shpejt, ashtu siç i ndodh secilit top klubi me ciklin e suksesshëm të lojtarëve, cikël i cili nuk zgjatë përgjithmonë”, theksoi Mascherano.

“Besoj se e di kur do të përfundojë, por nuk do t’ua them këtë”, potencoi mbrojtësi.

Kontrata e Mascheranos te Barcelona skadon në qershor të vitit 2019./aleu.com/
Shtuar më 05/12/2017, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori