Atletico Madrid po përgatit një prej projekteve më ambicioze në historinë e tij. Investitorët azerë të klubit madrilen mund të jenë një ndihmë shumë e madhe në afrimin e disa futbollistëve që pëlqehen për merkaton e verës dhe që kërkojnë shuma të mëdha parash për të ardhur në "Vincente Calderon", shkruan e përditshmja spanjolle "Marca".
Në dokumentin e përgatitur përmenden emra konkretë, të dhëna, klauzola dhe çmimet e futbollistëve në merkato. Pjesë e këtij
projekti janë shefi i Ateltico
Madrid Enrique Cerezo, presidenti Miguel Angel Gil Marin, Këshilltari i Deleguar Jose Luiz Perez Caminero, Drejtori Sportiv dhe dy përfaqësues të investitorëve azerë. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014,
ora 15:31