Prokuroria nis hetimet mbi "makthin kinez" të Milanit
CAS ditën e sotme ka dhënë një vendim mjaftë të rëndësishëm për klubin e Milanit, duke i rikthyer këtyre të fundit mundësinë për të luajtur në Europa League.

Por një lajm tjetër ka ardhur në të njëjtën ditë për Milanin.

Në mediat italiane raportohet se Prokuroria e Republikës Italiane ka nisur një hetim në lidhje me ish-pronarin e klubit, kinezin Yonghong Li, biznesmeni që në javët e kaluar është detyruar të lërë klubin në duart e fondit “Elliott”.

Li figuron në regjistrin e njerëzve që do të hetohen me akuzën e dokumentacioneve false dhe bilanceve të rrema financiare.

Ai akuzohet ka mashtruar edhe disa shoqëri të ndryshme që morën pjesë si ndërmjetëse për blerjen e klubit nga duart e Berlusconi dhe më pas shitjen te Elliott, me të cilave Lazard, Rothschild, Deloitte, Ernst&Young.

Nuk është përfshirën në këtë hetim ish-pronari Silvio Berlusconi. Hetimet do të përqendrohen në veçanti te dokumentet, të falsifikuara sipas hetuesisë, që konfirmonin se Li kishte të paktën 740 milionë euro, aq sa shpenzoi për blerjen e Milan.

Hetimet përforcohen edhe nga fakti që Jie Ande, kasaforta e biznesmenit kine, deklaroi falimentimin pak muaj më parë.

Hapi i parë i prokurorisë italiane do të jetë konfirmimi i llogarisë bankare të Li te banka Canton, por ka dyshime të mëdha se ai mund të ketë 1.2 miliardë euro, si deklarohej në letrat e dorëzuara në klubin kuqezi në vitin 2016.
Shtuar më 20/07/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori