Pronari i City është i lodhur me Mancinin
Pëlqej
Që prej ardhjes së sheikut Mansour tek Manchester City para dy vjetësh, klubi anglez ka shpenzuar pothuajse 400 milion euro në merkato. Në këtë klub kanë zbarkuar lojtarë të talentuar si Silva, Boateng, Johnson, Kolarov, Milner, Balotelli me shpresën e madhe se do të fitohen shumë tituj. Por natyrisht në këtë tranzicion ka edhe viktima. Lojatrët janë ndarë në dy kampe dhe Mancini është përgjegjës për këtë, me metoda të gabuara që ndjellin pakënaqësi tek lojtarë si Bridge, Santa Cruz, Philips dhe madje Adebayor. Të gjithë këta janë në shitje. Pas tre hmbjesh rresht para fitores së javës së shkuar, drejtuesit e klubit po mendojnë për një zëvendësues për Mancini dhe meqënëse Mourinho tani për tani është I pamundur emri më I përmendur është ai I Martin O-Neill.(albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori