James Rodriguez në Seria A, nisin tratativat
Pronari i Interit, Jindong Zhang ka nisur një mision të rëndësishëm në Spanjë. Pronari i Interit ka udhëtuar drejt Madridit, ku zyrtarisht në agjendën e tij janë takimet me krerët e Ligës spanjolle për të diskutuar rreth të drejtave televizive.
Gjithsesi pas këtij udhëtimi fshihet dhe interesi për James Rodriguez.

Zhang do të takohet me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez për të kuptuar se çfarë synimi kanë “Los Blancos” dhe cila mund të jetë strategjia për të realizuar afrimin e mundshëm të yllit kolumbian.

Për të realizuar afrimin e lojtarit, pronarët kinezë të Interit ofruan 80 milionë euro. Në merkaton e Janarit, James refuzoi milionat e ofruara nga Kina, por po mendon që në fund të sezonit të ndryshojë skuadër, edhe sepse vitin e ardhshëm luhet Kupa e Botës në Rusi. Por me numrin 10-të tek Interi gjithçka do të jetë shumë më ndryshe.

Shtuar më 25/02/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori