Prostituta i kërkon falje gruas së Rooney-t: Bëmë treshe me burrin tënd, më vjen keq… (FOTO LAJM)
Nuk është hera e parë që një futbollist i njohur përfshihet në skandale të tilla seksuale dhe me siguri s’do jetë as i fundit.

"Viktima" e rradhës është pikërisht Wayne Rooney, ish-sulmuesi i Manchester United dhe Evertonit, tashmë në pronësi të Dc United.

33-vjeçari është akuzuar nga një prostitutë britanike se ka tradhtuar bashkëshorten e tij Coleen, me të cilën marrëdhënien e ka prej kohësh të tensionuar.

Prostituta Helen Wood zbuloi në librin e saj se kishte patur marrëdhënie treshe me lojtarin dhe një vajzë tjetër dhe donte t’i kërkonte falje bashkëshortes së "bomberit” anglez: "Më vjen keq për Coleen, ajo nuk e meritonte këtë."

Wood u prezantua me Rooney-n pasi u pagua nga një tjetër lojtar i Manchester United për të marrë pjesë në një orgji në një hotel luksoz. Në autobiografinë e saj ajo zbuloi se nuk kishte pasur marrëdhënie intime vetëm me sulmuesin, por edhe më dy futbollistë të tjerë të "Djajve të Kuq".
Shtuar më 23/07/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori