Provokon Blatter: Juve, Gëzuar titullin e 28-të
Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka komplimetuar presidentin e Juventus, Andrea Agnelli për titullin e sapo fituar në Serie A. Në letrën që Blatter i dërgon klubit bardhezi, ndër të tjhera prek edhe çështjen delikate të numrit të kampionateve.

Në një kohë kur juventinët po mendojnë vendosjen e yllit të tretë në fanellat e reja ka ardhur edhe reagimi jo indirekt i presidentit të futbollit botëror. Sep Blatter përmend dy herë "titulli i 28-të" duke çuar një mesazh për klubin torinez.

"Komplimente për titullin e 28-të. Pas 9 vjetësh jeni sërish më të mirët e Serie A, ju lumtë!", shkruhet në hyrje të letrës së Blatter për Juventus.

Më pas Blatter shkruan: "Është një kënaqësi për mua t'iu përgëzoj për titullin e 28-të si kampionë të Italisë".

Me sa duket letra e Sepp Blatter do të hapë shumë debate në Itali dhe do të mërzisë shumë klubin, lojtarët dhe tifozët e Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2012, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori