Prurjet e janarit, si do të rreshtohet Interi me Eriksen
Inter ka qenë shumë aktiv në tregun e transferimeve dhe tashmë ka përfunduar transferimet e Ashley Young nga Manchester United si dhe Victor Moses nga Chelsea.

Sidoqoftë, përparësia e vërtetë për Nerazzurri në tregun e transferimeve është Christian Eriksen. Kontrata e reprezentuesit danez me Tottenham skadon në fund të sezonit dhe shefi i Interit Giuseppe Marotta po negocion me klubin anglez që lojtari të arrijë në San Siro tashmë këtë muaj.

Palët janë në bisedime dhe Spurs duan 20 milion euro për Erikseinin në mënyrë që të mos e humbasin atë falas në verë. Nerazzurrët aktualisht po ofrojnë diçka më pak, por pritet gjerësisht që të arrihet një marrëveshje deri në fund të janarit.

Por si do të rreshtohej Interi me yllin e mesfushës?

Gazzetta dello Sport prezantoi njëmbëdhjetë të mundshëm të skuadrës së Antonio Conte përveç të gjitha shtesave të reja në skuadër:

Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Moses, Barella, Brozovic, Eriksen, Young; Lukaku, Lautaro.
Shtuar më 24/01/2020, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori