Përurohet stadiumin i ri, Luftëtari hap dyert për tifozët

Luftëtari më në fund do të luajë në shtëpinë e vet, pas një pritjeje të gjatë.

Stadiumi i rikonstruktuar është gati dhe do të përurohet me ndeshjen kundër Partizanit të shtunën.

Për ta bërë sa më të veçantë këtë ditë, klubi gjirokastrit ka vendosur t’i hapë dyert për tifozët.

Bluzinjtë u bëjnë thirrje mbështetësve që të jenë sa më të shumtë, për t’i dhënë zemër skuadrës.

“Mos mungoni miq në inaugurimin e stadiumit tonë. Ditën e shtunë, ora 14:00 në stadiumin ‘Gjirokastra’. Hyrja FALAS.

Mos mungoni të mbështesni skuadrën tuaj. Forca Luftëtari.”, thuhet në një komunikatë të postuar sot në faqen zyrtare të Luftëtarit në “Facebook”.

Ndërkohë, sulmuesi Kristal Abazaj ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me grupin, kurse mesfushori Eduart Rroca ka kryer disa ushtrime. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori