Pse dështoi transferimi i Cavanit te Atletico? E zbulon presidenti i "Los Colchoneros"
Edison Cavani ishte shumë pranë kalimit të Atletico Madridit, zërat për një kalim të tijin në Madrid ishin deri në ditët e fundit të merkatos.

Rreth këtij transferimi që nuk u arrit kurrë ka folur presindenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo.

"Ndonjë ditë do të tregoj pse Cavani nuk erdhi këtu dhe ata do të thonë se kam të drejtë" ka thënë Cerezo.

"Nuk dua t’i drejtoj gishtin askujt, por mendoj se është turp për situatën e disa lojtarëve me të afërmit dhe përfaqësuesit e tyre. Ne nuk jemi këtu për t’u vjedhur ose për të bërë gjëra të çuditshme" ka shtuar presidenti i Atleti.

"Mundo Deportivo" ka raportuar se agjenti i Cavani dhe vëllai i lojtarit i kanë kërkuar Atleticos 18 milionë euro.

Pas një kërkese të tillë, ‘Rojiblancos’ janë tërhequr nga gara për kartonin e lojtarit. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2020, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori