Pse Lionel Messi nuk ka Twitter?
Këtu mund të dini pse GOAT (më i madhi i të gjitha kohërave) nuk poston shumë nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe cilat i përdorë ai.

Lionel Messi është njëri prej yjeve më të mëdha në botë, por për dallim nga Cristiano Ronaldo dhe Neymar, ai nuk ka llogari në Twitter.

Ai është i njohur për personalitet i qetë në fushë, që nuk ka frikë sidomos kur është në Camp Nou, por ai nuk ka Twitter?

Pse Lionel Messi nuk e përdor Twitter?

Messi asnjëherë nuk ka theksuar se pse nuk e përdor Twitter, por mund të themi se ai nuk dëshiron ta këtë një për shkak se është i koncentruar në fushë.

Për dallim, rivali i tij formal Cristiano Ronaldo, i cili e përdorë shpesh Twitter duke postuar e po ashtu Instagramin dhe është i njohur për stilin e tij, Messi preferon që jetën e tij personale mos ta ekspozojë shumë.

Ai shumë rrallë jep intervista – ajo për Goal ishte një ndër të rrallat dhe ku tregoi pse dëshiron të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2020 – por në përgjithësi është një person privat.

Kjo mund të jetë edhe pse nuk dëshiron që të abuzohet nga tifozët me komente nëse është në Twitter, një rrjet social që e përdorin shumë futbollistë porfesionist e ku shpesh janë bërë temë e fyerjeve.

Cilat rrjete sociale i përdor Messi?

Edhe pse Messi nuk e përdorë vet Twitter, është një llogari zyrtare @TeamMessi që është krijuar nga Adidas, e cila është e fokusuar në partneritetin që ka kjo kompani sportive me futbollistin.

Messi është përdorues i Instagramit dhe poston më shumë për ndeshjet që ai ka luajtur apo fotografi me golat e tij, ai po ashtu shpërndan foto ndonjëherë të jetës private bashke me partneren e tij Antonella dhe tre fëmijët e tyre.

Ai po ashtu poston marrëveshje sponsorizimi me kompanitë që ka bashkëpunim dhe kohën që e kalon me shokët e tij në Barcelonë dhe Argjentinë.

Llogaria e tij, @leomessi, ka 168 milionë ndjekës.

Për dallim, faqja zyrtare e Ronaldos në Instagram ka 241 milionë ndjekës.

Ai po ashtu ka një faqe zyrtare në Facebook që mbahet nga ekipi i tij dhe e cila ka 90 milionë ndjekës.
Shtuar më 30/10/2020, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori