Pse nuk i festoi golat Ronaldo? (VIDEO)
Luan, shënon (dopietë madje), por nuk feston: Në shtëpinë e Real Madrid hapet çështja Cristiano Ronaldo. Dje, "Los Blancos" mundën Granadan 3-0, por CR7 pavarësisht 2 golave të shënuar u largua i trishtuar.

Në fund të ndeshjes portugezi deklaroi: "Nuk festova sepse nuk jam i lumtur. Bëhet fjalë për një problem profesional dhe për këtë kam folur edhe me klubin".

Shumë menduan se ka lidhje me çmimin "Lojtari Europian i Vitit", i cili u fitua nga Andres Iniesta, por Ronaldo nuk mendon kështu.

"Është diçka që nuk ka aspak lidhje me Iniestën. Gjithsesi nuk dua të flas më për këtë. Tani e di që duhet të bashkohem me kombëtaren e Portugalisë dhe jam shumë gati për Eleminatoret e Brazil 2014", përfundoi Cristiano Ronaldo. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2012, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori