Pse nuk luajti Shaqiri? Mancini tregon arsyet
Trajneri i Interit, Roberto Mancinika thënë se Xherdan Shaqiri duhet të përshtatet me kampionatin italian në mënyrë që ta njohë më mirë futbollin e vendit apenin.

"Shaqiri është i ri dhe do të bëhet edhe më i mirë. Por ai sa ka mbërritur në Itali dhe i duhet kohë që të njohë futbollin italian", tha Mancini pas ndeshjes me Hellas Veronan.

Kujtojmë që Interi fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastër 0-3 përballë Veronas ku Shaqiri nuk u aktivizua për asnjë minutë. /albeu.com/


Shtuar më 12/04/2015, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori