PSG, 100 mln euro për merkato (FOTO LAJM)

Robin Van Persie - Arsenal
Plani për ta shndërruar Paris Saint Germain në një prej superfuqive të futbollit europian dhe botëror është gati. Carlo Ancelotti duhet të fitojë Ligue I franceze këtë sezon dhe sipas "France Football", do të ketë në dispozicion 100 milionë euro për merkaton e ardhshme.

Objektivi parësor i parizienëve është Robin Van Persie, mbi të cilin interesohen edhe Manchester City, Milan dhe Juventus. Wenger kërkon për holandezin 30 milionë euro, shifër kjo e madhe për italianet por jo për PSG.

Sidoqoftë alternativa është gati: Gonzalo Higuain, një golashënues i rregullt te Real Madrid por që po vuan konkurencën me Karim Benzema. Por ka edhe alternativa më ekonomike. Siç është edhe sulmuesi i Montpellier dhe Francës, Olivier Giroud.

Por ëndrra e Ancelottit mbetet Ricardo Kaka, Edhe pse 29 vjeç, braziliani mund të bëjë sërish diferencën në fushë, edhe pse në rolin e tij tashmë luan Javier Pastore.

Emra të tjerë që mund të afrohen te PSG janë edhe dy lojtarët e Udinese, Mehdi Benatia dhe Mauricio Isla, të dy të ndjekur prej kohësh nga Leonardo. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2012, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori