PSG arrin marrëveshjen me Everton për sulmuesin Kean
Paris Saint Germain ka siguruar marrëveshje me Everton, për shërbimet e Moise Kean.

Kean pritet të zyrtarizohet si përforcimi i radhës te PSG, në ditët e fundit të kësaj merkatoje.

Lojtari italian do t’i bashkohet parisienëve në formë huazimi, bën të ditur Gianluca Di Marzio.

Kean nuk kaloi aspak mirë me Everton duke gjetur golin vetëm dy herë në 29 paraqitje në Premierligë.

Tashmë, ai do të jetë italiani i dytë që shkon te PSG këtë merkato, pas Florenzi.
Shtuar më 04/10/2020, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori