Lionel Messi është rikthyer në qendër të spekulimeve rreth
largimit nga
Barcelona.
Paris Saint-Germain ka bërë
publik interesimin për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Leo Messi.
"El
Chiringuito" ka paralajmëruar se lajmi i plotë do të publikohet sot pas orës 15:00, por ka njoftuar se klubi i pasur nga Parc des Princes i ka bërë thirrje Messit të transferohet në Francë.
"Kemi një karrige të rezervuar", shkruan "El
Chiringuito" duke cituar mesazhin e PSG-së për Messin.
Ylli argjentinas ishte në qendër të
largimit nga klubi edhe para fillimit të këtij sezoni kur zyrtarisht kishte paraqitur kërkesë për transferim nga Camp Nou.
Por, në fund edhe pse pranoi se
Barcelona ka probleme, ai vazhdoi qëndrimin te gjiganti katalan.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 14:26