PSG, Blanc kërkon shitjen e Lavezzit
Laurent Blanc tashmë e ka vendosur, Ezequiel Lavezzi nuk është pjesë e projektit të Paris Saint Germmain, ndaj shitja e tij mbetet një prioritet. Sipas mediave franceze divorci mund të vijë brenda janarit, pasi Blanc nuk ia ka falur argjentinasit vonesën pas festave të fundvitit. 29-vjeçari u pezullua dy ndeshje nga trajneri francez, por marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuara, aq sa një përmirësim i raporteve mes të dyve duket i pamundur.


Pavarësisht dëshirës së Blanc për ta hequr qafe sa më shpejt Lavezzin, klubi pretendon të fitojë sa më shumë në shitja e tij, që të ketë mundësi t'i infestojë me lojtarë të rinj.

Rregullat e Fair Play-it Financiar, e detyrojnë presidentin Al Khelaifi, të gjenerojë sa më shumë para nëpërmjet shitjes së futbollistëve, për të shmangur penalizimet e mundshme nga UEFA.

Kontrata e Lavezit me parizienët skadon në vitin 2016, ndaj klubi është gati të shesë në merkaton e verës për 15 milionë euro.

Blanc dëshiron ta largojë që tani, por ofertat e mbërritura në Parc de Prince nuk janë konsideruar në lartësinë e duhur. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2015, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori