PSG dëshiron më të mirin dhe për pankinën
Mjafton të zhvillosh një sezon të shkëlqyer dhe Paris Saint-Germain do të trokasë në derë, i gatshëm për të bërë shpenzime të çmendura.

Ky është klubi i sheikut Al Khelaifi, që në këtë fillim sezoni investoi 400 milionë euro vetëm për dy sulmuesit Neymar dhe Kylian Mbappe. Këtë herë parizienët nuk kërkojnë një yll në fushën e blertë, por në stolin e ‘Parc de Prince’ dhe ai është padyshim Pep Guardiola. Kontrata e spanjollit tek Manchester City skadon vitin e ardhshëm dhe kjo është një ndër arsyet pse PSG-ja është hedhur në sulm për 47-vjeçarin.

Megjithatë është ende herët për të nxjerre përfundime mbi transfertën e trajnerit tek klubi parizien, duhet marrë parasysh se aktualisht fokusi kryesor i këtij sezoni për Guardiolën, është rrëmbimi jo vetëm i titullit kampion të Premier Ligës, që duket se është vendosur tashmë, por edhe të kompeticioneve të tjera të rëndësishme jashtë vendit.

Vlen për t’u përmendur se 47-vjeçari pak kohë më parë ka shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën tek qytetarët, duke shpresuar në rinovimin e kontratës, fakt ky që do të vështirësojë arritjen e misionit për klubin e ‘Parc de prince’./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori