PSG, detajet e kontratës së Ibrahimoviç
Tashmë bëhet fjalë vetëm për detajet. Siç raporton e përditshmja franceze "L'Equipe", mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Paris Saint Germain po punohet vetëm për të limuar detajet e kontratës 3-vjeçare.

Ibra do të paguhet 14,5 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që nuk është caktuar ende shifra e premiove që sulmuesi suedez do të marrë kur të lërë Milanin bashkë me Thiago Silvan.

Edhe marrëveshja mes PSG dhe mbrojtësit brazilian është duke u skalitur në perfeksion, pasi kontratat nuk ndikohen nga njëra-tjetra, shton "L’Equipe". /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2012, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori