PSG dhe Barcelona në luftë për talentin e Benficas
Barcelona dhe PSG janë duke u përballur në një tjetër garë në fushën e transferimeve.

Pasi u përballen ashpër për Frenkie de Jong, garë të cilën e fitoi skuadra katalane, ata tani janë kthyer për yllin portugez.

Joao Felix i Benficas ka përfunduar në radarin e dy gjigandëve evropianë, por interesim për të ka edhe nga Man Utd.

‘The Sun’ shkruan se PSG dhe Barca po prijnë garën për lojtarin, i cili ka klauzolë liruese prej 120 milionë eurove.

Lojtari po shkëlqen në fanellën e Benfica, duke bërë kështu që ai të jetë në listën e dëshirave të skuadrave evropianë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori