PSG, disa javë "bokse" për Thiago Silva-n
Pëlqej
Mbrojtësi Thiago Silva nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për disa javë, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren me Napolin të Hënën.

Sezoni i ri futbollistik në Francë ka nisur me vështirësi që në fillim për Paris Saint Germain. Mbrojtësi Thiago Silva nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për disa javë, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren me Napolin të hënën.

Kapiteni i parizienëve iu nënshtrua disa testeve të detajuara dhe lajmi që vjen per Laurent Blanc nuk është edhe aq i mirë, pasi ekipit do t’i mungojë një nga lojtarët kryesorë.

Klubi francez konfirmoi përmes një komunikate se nga dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë, Thiago Silva nuk mund të luajë disa javë, duke mos specifikuar kështu një datë për rikthimin e tij në fushë. Gjithsesi për një dëmtim të tillë, parashikohet se procesi i rikuperimit të brazilianit do të zgjasë të paktën një muaj në rastin më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori