PSG do të shesë Mbappe ose Neymarin
L’Equipe, revista e njohur sportive franceze, është hapur sot me një lajm bombastik, teksa shkruan se PSG ka në plan të shesë njërin nga dy yjet e saj të mëdhenj, në fund të sezonit, për të përmbushur kushtet e "fair play financiar". Neymar, ose Mbappe edhe pse klubi PSG-së e ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin.

Sipas gazetës franceze, frika e shkeljes së rregullave të "fair play financiar" do ta detyronte ekipin e Tuschel të shiste në një nga dy yjet e botës në futboll.

Klubi kampion i Francës mund të bëjë më shumë para, nëse vendos të shesë Mbappé, por një nga klubet e interesuara, Manchester United, synon të marrë shërbimet e Neymar.

Gjithçka do të varet, në çdo rast, nga vendimi i UEFA-s për “fair play financiar”, pas një hetimi që ka nisur ndaj PSG. Ky vendim pritet të merret brenda pak javësh. /albeu.com




Shtuar më 08/12/2018, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori