PSG e ka vendosur për trajnerin e ri, ai është shumë special në stilin e tij
Pëlqej
Thomas Tuchel me shumë mundësi sezonin tjetër do të jetë në stolin e PSG, të paktën kështu raporton Canal Plus në Francë që më bindje të plotë.

Tekniku 44-vjeçar sipas tyre ka firmosur kontratën dy vjeçare me opsion shtyrjen me një vit me klubin e Parisit. Për të bërë publike tratativën mungon vetëm konfirmimi zyrtar i klubit. Sipas Canal Plus Tuchel do të ketë dorë të lirë në çështjet e merkatos dhe në riformimin e strukturës së ekipit. Gjermani Thuchel ka nisur që tani nga puna për të riformatuar organikën për sezonin e ardhshëm.

Tifoz i lojës së bukur Tuchel është një trajner shumë i kujdeshëm ndaj detajeve, gati gati prfeksionist e mbi të gjitha tek dieta e lojtarëve. Me prirje vegjetariane në kohën e Borussias së Dortmundit ai bëri që të zhdukeshin nga dieta ushqimore e futbollistëve pastat, picat, pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe cokollatat. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori