PSG favorit për të nënshkruar me De Ligt
E ardhmja e mbrojtësit të Ajax-it, Matthijs De Ligt mbetet mister. Të shumta janë skuadrat qe duan talentin holandez që është shndërruar në një telenovelë me shumë seri.

Por sipas "ESPN", Paris Saint Germain është skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

19-vjeçari është një nga talentët më të kërkuara në Europë, ku i ka shkelur syrin edhe skuadrave si Barcelona dhe Manchester United.

Tashmë në përpjeke finale për të nënshkruar me Matthijs De Ligt ka hyrë skuadra e PSG-së që nuk kursen milionat në merkato. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2019, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori