PSG fitoi Superkupën, Mbappe largon me forcë Neymarin nga festa e klubit (VIDEO)


PSG ka fituar sot Superkupën e Francës duke mposhtur Rennes 2:1.

Golat për Parisin i shënuan Mbappe dhe Di Maria, ndërsa për Rennes shënoi Adrien Hunou, shkruan Indeksonline.

Parisi më pas festoi titullin ndërsa edhe Neymar ishte së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Por një video që është bërë virale tregon Mbappen duke e shtyer Neymarin nga festa e ekipit.

Ditë më parë Mbappe deklaroi hapur dëshirën që Neymar të qëndronte në Paris.

Mirëpo, Marco Verrati pastaj e merr Neymarin për të festuar të gjithë së bashku këtë triumf.
Shtuar më 03/08/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori