PSG futet në garë për mesfushorin e Chelsea
Paris Saint Germain janë futur në garë për Jorginho.

Mesfushori i Chelsea, Jorginho, ka përfunduar në radarin e gjigantëve të Ligue 1, PSG.

Finalistët e Ligës së Kampionëve duan të përforcojnë mesfushën, dhe sipas ‘Telefoot’, Jorginho është emri në listën e dëshirave.

Reprezentuesi i Italisë lidhet edhe me kalimin e mundshëm tek Arsenal, si dhe lidhej edhe me Juventus.

PSG mund të ofrojnë më shumë para për të, nëse ai largohet nga Chelsea.

Jorginho ishte i paprekur në formacionin e Sarri, por me Frank Lampard ka qenë pjesë e rotacioneve.
Shtuar më 28/09/2020, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori