PSG gjen zëvendësuesin e Neymarit
Klubi francez është duke menduar për lojtarët që mund të jenë pasues të Neymar.

Futbollisti brazilian i PSG, pritet të kthehet në Spanjë, ku e kërkojnë Barcelona dhe Real Madridi. Për ta zëvendësuar Neymarin, kampionët e Francës tashmë kanë gjetur lojtarin ideal.

Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, i cili sipas medieve spanjolle mund të transferohet në verë te PSG.

Por klubi francez nuk mund të bëjë asnjë lëvizje pa shitur fillimisht Neymarin, që ka shprehur pakënaqësinë e tij për të qëndruar në Ligue 1. Klauzola e Griezmann është 150 milionë euro, kurse PSG planifikon ta shesë Neymarin për 220 milionë euro.
Shtuar më 26/10/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori