PSG i vendos klauzolën e lirimit Neymarit
Sipas mediave me bazë në Barcelonë, Beteve, nëse dëshira e yllit të PSG për tu kthyer në LaLiga është e tillë, atëherë ai mund të kthehet ose në Barcelonë ose në Real Madrid.

Neymar dhe PSG kishin arritur një marrëveshje që nëse ylli brazilian e dëshiron rikthimin në LaLiga në sezonet e ardhshme atëherë mund ta bënte për 200 milionë euro, gjithmonë sipas televizionit me bazë në Beteve.

Stacioni, që mban statusin e televizionit publik, ka thënë se Barça, e cila po lidhet me një kthim të ish-lojtarit të saj në "Camo Nou" nga Parisi, ka bërë të ditur këtë pakt dhe tashmë ka hapur negociatat. Andre Cury, negociator i Barçës dhe një burim i afërt me Neymarin dhe familjen e tij, raportohet se është takuar me Neymar Sr në Londër javën e kaluar për të diskutuar kthimin e mundshëm në klub.

Nëse dëshira e Neymar për të veshur përsëri fanellën e kaltër me të kuq, atëherë as lojtari dhe as këshilltarët e tij nuk e përjashtojnë një lëvizje në Real Madrid nëse bordi i Camp Nou për të paguar këtë shumë për një lojtar që mbush 27 vjet në fund të këtij sezoni. Megjithatë, me PSG që po përballet me problemet të Fer Playit financiar dhe Barçan që ka probleme me Ousmane Demebele, kjo shumë prej 200 milionë euro mund të diskutohet.

Mediat në France raportojnë se ai është i palumtur atje kurse Real Madridi shpesh është lidhur me kalimin e kapitenit të Brazilit, por politikat e klubit në sezonën e fundit për të investuar në lojtarë të rinj që kanë çmime më të ulëta ka bërë që Florentino Perez më shumë të mendojë për të investuar 575 milionë euro në rindërtimin e Bernabeut. Mundësia për të nënshkruar me një superyll që do ta zëvendësonte Ronaldon mund të jetë në planet e presidentit të Real, por Madridi po kërkon blerje më të lira.

PSG thuhet se do të jetë e lumtur nëse merr 200 milionë euro, 22 më pak se e kishte blerë nga Neymar më 2017, sidomos nëse ai beson se duhet të rikthehet në Spanjë. Rritja e Kylian Mbappes, një nga favoritët për Topin e Artë, është një tjetër faktor i PSG’së që ja lehtëson plotësimin e dëshirës së Mbappes.
Shtuar më 26/11/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori