PSG, Ibra "largon" Cavanin
Pëlqej
Edinson Cavani po vuan. Jo për shkak të një problemi fizik, por taktik. Tekniku i Paris Saint Germain, Laurent Blanc, pavarësisht se është shprehur se do të ndërrojë modul duke kaluar në 4-4-2 për të përdorur më mirë uruguajanin, vazhdon me 4-3-3 me Cavanin të vendosur në të majtë. Një situatë, që sipas "L'Equipe", nuk i pëlqen ish sulmuesit të Napolit, që në Serie A ka luajtur si pykë.

Por roli i Zlatan Ibrahimoviç në majë të sulmit parizien, deçiziv në shumë raste, nuk e lejon Cavanin të luajë në rolin e preferuar.

Merkatoja sapo u mbyll dhe pavarësisht zërave të shumtë uruguajani qëndroi te PSG-ja. Ai ka një kontratë deri në vitin 2018 me kampionët e Francës, por interesimi i klubeve me emër si Arsenal nuk ka munguar asnjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori