PSG, Ibrahimoviç 6 javë jashtë fushave
Pëlqej
Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë rreth 6 javë për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën kundër Bastias. Gjigandi suedez i është nënshtruar analizave më të detajuara që qartësojnë edhe gjendjen e 31-vjeçarit të Paris Saint Germain.

Në një komunikatë zyrtare, klubi francez thekson se Ibrahimoviç vuan nga tërheqja e muskulit poshtë vertebrës së kraharorit dhe ky dëmtim kërkon rreth 6 javë kohë. Në komunikatën e kampionëve zbardhet edhe dëmtimi i mbrojtësit Gregory van der Wiel, i cili vuan nga një frakturë në vertebër por nuk dihet ende me saktësi koha e rikthimit të tij në stërvitje, por mendohet se ai do të mungojë gjatë dy ndeshjeve të radhës në kampionat.

Ndërkohë edhe Thiago Motta do të mungojë në transfertën e Evian pas goditjes që mori nga Brandao në dhomat e zhveshjes.

Pak ditë më parë, trajneri Laurent Blanc humbi edhe mbrojtësin Thiago Silva, i cili u dëmtua në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Napoli. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori