PSG-ja bën ofertë tunduese për yllin e Milanit
Pas largimit të Genaro Gattusos nga stoli, për Lukas Paquetan ka ndryshuar e gjithë panorama te Milani, aq sa me Marco Giampaolon luajti fare pak, madje duke pasur edhe disa përplasje në distancë, por ndërkohë ish-trajneri i Sampdorias është shkarkuar dhe në vend të tij ka mbërritur Stefano Pioli.

Premisat që braziliani të rikthehet titullar me teknikun e ri janë të shumta, por nëse vetë Paqueta nuk rigjen ritmin që ofroi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duket e vështirë se do të vazhdojë të qëndrojë te Milani.

Por nga kjo situatë e vështirë duket se po mendon të përfitojë PSG-ja, me median franceze e cila nënvizon se drejtori teknik, Leonardo, është gati t’i ofrojë “Djallit” 40 milionë euro, që ta marrë fantazistin te PSG-ja.
Shtuar më 17/10/2019, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori