PSG-ja i vendos çmimin Draxler, "lumë" skuadrash të interesuara për gjermanin
Julian Draxler është futur në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës dëshirojnë që ta shesin kartonin e futbollistit gjerman para se ai të largohet me parametra zero.

Draxler këtë sezon nuk ka pasur hapësira nën urdhrat e trajneri Thomas Tuchel dhe ka kërkuar largimin nga PSG-ja e cila pajtohet vetëm nëse vjen një ofertë me vlerë 20 milionë euro.

Roma dhe Milan janë interesuar për gjermanin në Serie A, ndërsa Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin e duan Draxler në Bundesliga.

Gjithashtu Arsenali dhe Olympique Marseille janë dy skuadrat tjera që kanë shfaqur interesim për gjermanin.
Shtuar më 04/05/2020, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori