PSG "josh" De Gean
PSG vihet në gjurmët e portierit të Manchester United, David De Gea. “Red Devils” kanë dalë hapur se kanë nxjerrë në shitje portierin që përfaqëson kombëtaren spanjolle.

Gardiani që aktualisht luan në “Old Trafford” nuk ka shfaqur shenja të një rinovimi të mundshëm dhe ekipi i Mourinhos kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Duke marrë parasysh se për të interesohet edhe ekipi torinez i Juventusit, ekipi parizien është i gatshëm, ta bëjë atë portierin më të paguar në botë, me një pagë marramendëse prej 350 mijë euro në javë.

Por për të siguruar të ardhurat e nevojshme Parisi duhet të nxjerre në shitje njërin midis Mbappe dhe Neymar, për të shmangur në këtë mënyrë dënimin nga UEFA për “Fair Play Financiar”.
Shtuar më 25/11/2018, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori