PSG kërkon të bëjë realitet kalimin e Kaka-s
PSG, ende nuk e ka mbyllur merkaton e kësaj vere pasi tashmë kërkon një të bëjë çudinë duke rrëmbyer ish-lojtarin e Milanit dhe lojtarin aktual të Realit, Ricardo Kaka-n.

Mediat franceze shkruajnë se Drejtori Sportiv i PSG, Leonardo, tashmë i ka vënë syrin brazilianit të Real Madridit, Ricardo Kaka-s.

Braziliani, i cili kurrë nuk mund të zërë vend në formacionin bazë të ekipit të "Los Blancos", mund të ikën në drejtim të Parsit, pasi që kjo skuadër tashmë ka vë kontaktet më klubin Madrilen për transferimin e Kaka-s.

Pas mbërritjes tek ekipi francez i PSG, Leonardo ka bërë një merkato mjaft të fuqishme për ekipin kryeqytetas duke e kthyer tashmë në favoriten kryesor për titullin e Ligue 1. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2011, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori