PSG konfirmon se Neymar nuk do të largohet nga klubi
Pëlqej
Paris Saint-Germaini ka njoftuar se Neymar nuk do të shitet as te Real Madridi dhe as te Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar veror.

Klubi francez ka kërcënuar brazilianin se do ta mbajë jashtë skuadrës për sezonin e ardhshëm, nëse ai vazhdon të bëjë presion për t’u larguar.

Los Blancos kanë qenë destinacioni më i përfolur për 26-vjeçarin, ndërsa babai i tij është në kontakte të vazhdueshme me hierarkinë e klubit spanjoll.

Në garë janë përfshirë edhe Djajtë e Kuq, të cilët janë të gatshëm ta paguajnë 34 milionë euro për t’u transferuar në Old Trafford.

Sipas Arab News, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaif dhe drejtori sportiv, Antero Henrique, e kanë takuar Neymarin në Brazil dhe ia kanë bërë të qartë se nuk do ta lejojnë të largohet.

Neymar ka edhe katër vite në kontratën e tij me klubin francez, ndërsa në kontratë nuk është përfshirë ndonjë klauzolë për largimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori