PSG konfirmon dëmtimin e Neymarit dhe Mbappes
Pëlqej
Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Neymar dhe Kylian Mbappe do ti bëhen teste të mëtejshme mjekësore para ndeshjes së tyre kryesorë në Champions League ndaj Liverpoolit.

Të dy u lënduan gjatë ndeshjeve me kombëtaren e Brazilit dhe Francës respektivisht.

Megjithatë, besohet se lëndimi i Neymar dhe Mbappes nuk është serioz dhe ata pritet që të kthehen shpejt.

PSG konfirmojë me një deklaratë zyrtare të stafit të tyre mjekësor se Neymar është diagnostifikuar me “një tendosje muskujsh”, kurse Mbappe “ka mavijosje në krahun e djathtë”.

“Ata do të trajtohen në një periudhë 48 orëshe për të parë shkallën e lëndimit”, ka shtuar klubi.

Neymar u largua pas tetë minutash lojë në ndeshjen e Brazilit kundër Kamerunit, ndërsa ylli i Francës Mbappe u largua pas 30 minutave kundër Uruguait.
Shtuar më 21/11/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori