PSG-Liverpool, në kujdesin e një shqiptari
Edhe pak orë na ndajnë nga starti i supersfidës midis PSG-së dhe Liverpool që do të zhvillohet në ‘’Parc de Princes’’.
Duke ditur rëndësinë e këtij takimi, UEFA ka vendosur të dërgojë gjyqtarë polakë për të vendosur drejtësi. Ndërkohë në mesin e tyre do të jetë dhe një shiptar, shkruan Albeu.com.


Ai është ish sekretari FSHF-së Eduard Dervishaj. Aktualisht Dervishaj ka një post drejtuesi në Federatën Spanjolle të Futbollit. UEFA ka vendosur që ai të jetë i deleguari në supersfidën mes PSG-së dhe Liverpool.

Ndërkohë Arbitri kryesor do të jetë Szymon Marcinak, teksa do të ndihmohet nga Pauel Skolinci, dhe Tomas Listkieviz. Ndërsa gjyqtari 4 do të jetë Radoslav Sijeka. /albeu.com/


Shtuar më 28/11/2018, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori