PSG, Luis Figo zëvëndëson Leonardon?
Vendi i lënë bosh nga Leonardo rëndon në ambientet e Paris Saint Germain që vazhdon të mbetet pa një Drejtor Sportiv. Drejtuesit e kampionëve të Francës janë vënë prej kohësh në lëvizje duke arritur në përfundimin se njeriu të cilit mund t’i besohet kjo detyrë aktualisht është Luis Figo. Portugezi që e ka mbyllur karrierën futbollistike prej kohësh, i hodhi hapat e para si drejtues te Interi, por tashmë në derën e tij troket mannjati Al Khelaifi, i cili e shikon si pasardhësin më të mundshëm të Leonardos, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë për shkak të pezullimit të gjatë.

Sipas mediave franceze, identikiti i Figos është i duhuri për të drejtuar anën e padukshme të shoqërisë që kërkon të bëhet një nga më të rëndësishmet në Europë. Ish mesfushori nuk ka asnjë pikë të dobët në CV-në e tij, madje eksperienca në arenën ndërkombëtare është ajo që dominon në të shkuarën e portugezit.

Lajmi gjen konfirmim edhe në faqet e gazetës prestigjozë, "Le Parisien", e cila shton se luzitani dhe shoqëria janë në fazën e bisedimeve që pritet të konkretizohen me një firmë gjatë ditëve të ardhshme. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2013, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori