PSG mendon për pankinën, kërkon përsëri Ancelottin
Pëlqej
Paris Saint-Germain po mendon për të zëvendësuar trajnerin aktual Unai Emery, që me shumë gjasa ky mund të jetë sezoni i fundit për të në Paris.

Parisienët po kërkojnë përsëri ish-trajnerin e tyre, Carlo Ancelottin duke qenë një nga emrat e lidhur për të marrë drejtimin e tyre sezonin e ardhshëm.

Por siç raporton "The Mirror", italiani nuk ka interes në ribashkimin me PSG dhe është gati të presë për një ofertë nga një skuadër e Premier Leagues.

Ancelotti aktualisht jeton në Londër dhe po pret që të marrë një ofertë nga klubi i Arsenalit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori