PSG merr lajmin e mirë në prag sfidën me Leipzig, Mbappe do të jetë gati
Thomas Tuchel ka zbuluar gjendjen fizike të Kylian Mbappe para duelit kundër Leipzig në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Sipas fjalëve të trajnerit gjerman, Mbappe do të jetë i gatshëm që të startojë kundër Leipzig.

"Mbappe luajti 30 minuta kundër Atalantës dhe nuk kishte probleme me kyçin", ka thënë Tuchel

"Kështu që Mbappe do të stërvitet dhe nëse do të ketë mundësi ai do të startojë si titullar, por të shohim nëse mund të luajë 90 minuta të plota", ka shtuar gjermani.

Mbappe ishte nga futbollistët kryesorë të përmbysjes së PSG-së ndaj Atalantës duke i ndryshuar ritmin e lojës skuadrës së tij.
Shtuar më 18/08/2020, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori