PSG mposht Orleansin dhe vazhdon rrugëtimin në Kupën e Ligës (VIDEIO)
Pëlqej
Paris Saint-Germaini është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Ligës në Francë pas fitores ndaj Orleans.

Kundërshtari i kryeqytetasve bën gara në Ligue 2, ashtu që kampioni i Ligue 1 ishte favorit për të vazhduar në çerekfinale. Dhe pikërisht ashtu ndodhi.

Edinson Cavani e zhbllokoi rezultatin e kësaj ndeshjeje në minutat e fundit të pjesës së parë (41') dhe me epërsi minimale, parisienët shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Joseph Lopy barazoi rezultatinminutën e 69' duke i vënë në vështirësi mysafirët.

Mirëpo, me golin e Moussa Diaby në minutën e 81' PSG doli fitues nga ky takim në kuadër të Coupe de la Ligue.

Me këtë triumf, Paris Saint-Germaini e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të kësaj gare. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori