PSG ndryshon mendje, nuk dëshiron ta marrë Neymarin ashtu siç pritej
Arsyeja kryesore e diskutimeve në lidhje me lëvizjen e mundshme të Neymar në Paris Saint-Germain ka qenë aftësia e klubit për të paguar klauzolën e tij për lirimin prej 222 milionë eurosh.

Raportet e freskëta sugjerojnë se francezët po përpiqen ta bëjnë këtë. Ndërsa vetë lojtari mbetet i heshtur për çështjen , Gerard Pique ka pranuar se një lëvizje është e mundhsme. Barcelona po mendon të humbasë një nga yjet e saj, përcjell Albeu.com.

Megjithatë, faqja e parë e L'Equipe në mëngjesin e së mërkurës sugjeron që PSG do të përpiqet të negociojë me katalanasit për ta bërë marrëveshjen më të përballueshme. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori