PSG ndryshon mendje për portierin Sergio Rico
Kur dukej se Sergio Rico do të merrte rrugën e rikthimit te Sevilla, planet e Paris Saint Germain për portierin duket se kanë ndryshuar.

26-vjeçari, i huazuar me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro, po stërvitet për ndeshjet e Championsit, teksa drejtuesit i kanë bërë të ditur vendimin se e duan sërish në skuadër, por duhet të rinegociojnë me Sevillan për koston e kartonit të tij.

Pothuajse e njëjta strategji që u ndoq me Icardin, për të cilin u rinegociua çmimi i blerjes dhe u arrit një marrëveshje e re me Interin.

Shtuar më 22/06/2020, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori