PSG ndryshon mendje, projekton rinovimin me brazilianin Thiago Silva
Thiago Silva ndodhej në vitin e fundit të kontratës me PSG. Edhe pse ajo i përfundoi më datë 30 qershor, mbrojtësi brazilian vendosi të aktivizohej me kampionët e Francës në Champions League, kompeticion që rinis në muajin gusht.

Gara për 35-vjeçarin është e fortë dhe disa klube janë gati t’i dhurojnë një post titullari në ekip. Në Itali e do Milani, por ka edhe interesim nga ana e Fiorentinës. Carlo Ancelotti shpreson të punojë sërish me të dhe i ofron një post titullari tek Everton.

Gjithsesi, Thiago Silva mund të vijojë të jetë pjesë e PSG. Lajmi befasues vjen nga Franca dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas po mendojnë t’i ofrojnë kontratën e re, që me shumë mundësi do të pranohet me kënaqësi nga lojtari brazilian.
Shtuar më 13/07/2020, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori