PSG në sulm final për portierin e Real Madridit
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, portieri Keylor Navas pritet të largohet përfundimisht nga Real Madrid.

Kostarikani nuk ka më vend si titullar në këtë klub, ndaj 32-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas "RMC Sport", skuadra e PSG-së synon të sjellë në Ligue 1 portierin, madje duke i ofruar edhe një vend si titullar.

Pas largimit të Gigi Buffon dhe dështimit për të sjellë në Paris portierin Gigi Donmnarumma, skuadra e PSG-së ka hedhur sytë te Navas.

Kontrata e Navas me Real Madrid skadon pas një viti, por ai mund të largohet për shumën e 10-15 milionë eurove.

Ka qenë vetë trajneri Thomas Tuchel ai që ka kontaktuar me portierin e "los blancos", për ta bindur të vijë në Francë dhe të nisë një aventurë të re.
Shtuar më 21/08/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori