PSG nis punën për Ashley Cole
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Mirror", Paris Saint Germain ka nisur punën për të sjellë në kryeqytetin francez mbrojtësin anglez të Chelsea, Ashley Cole.

31-vjeçari, i cili ka edhe një vit kontratë me Kampionët e Europës, në Francë do të gjente ish trajnerin e tij, Carlo Ancelotti.

Me rrezikun PSG në kokë, drejtuesit e Chelsea-t po mundohen të bindin Ashley Cole të firmosë rinovimin e kontratës. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori