PSG nuk di të ndalet, shpartallon Anderlechtin në "Parc des Princes" (VIDEO)

PSG ka shkatërruar me rezultatin e përgjithshëm 5-0 skuadrën belge, Anderlecht në "Parc des Princes"

Ai q% hap serinë e golave është italiani, Marko Verrati që i jep avantazhin parisit.

Në fund të pjesës së parë sulmuesi brazilian, Neymar Jr dyfishon shifrat, duke e dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Pjesa e dytë është e gjitha për Layvin Kurzawa që shënon tre gola (52', 72' & 78').

Me këtë fitore PSG është i kualifikuar për në fazën tjetër, ndërsa Andrelecht nuk ka arritur të marri një pikë në këto katër ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2017, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori