PSG nuk e blen, e ardhmja e Icardit mes Juves dhe Real Madrid
Mauro Icardi gjatè javëve tè fundit èshtë kthyer nè njè çèshtje te Paris Saint Germain, kjo pèr faktin se ka humbur vendin e titullarit te skuadra franceze.

Edhe pse ka shènuar 17 gola nè kètè sezon Icardi nè pjesèn më tè madhe tè ndeshjeve gjatë javëve tè fundit ka ngrohur stolin te Psg-ja.

Trajneri Thomas Tuchel nuk e ka njè prioritet bomberin argjentinas dhe blerja e tij nga ana e klubit francez pèr 70 milionè euro, tashmè duket si diçka e pamundur. Njè problem më shumè për Interin, qè duhet ti gjejë njè destinacion të ri Icardit. Nè Itali vetèm njè skuadèr mund ta pèrballojè blerjen e tij dhe ajo èshtè Juventusi. Maurito ështè një dèshirë e vjetër për bardhezinjtè të cilèt do tè bèjnè çmos ta kenè nè gjirin e tyre Icardin.

Por a do tè pranojè Interi ta shesè ish-kapitenin te rivalèt e urryer? Kjo èshtè njè pyetje pa përgjigje pèr momentin. Zikaltèrit nuk duan kurrèsesi tè humbasin 70 milionè eurot qè mund të përfitojnè nga largimi i bomberit argjentinas dhe pèr tè mos ia shitur Juves do tè shpresojnë deri nè fund te Reali i Madridit, klubi tjetèr i interesuar pèr Icardin, me Los Blancos qè e shikojnë sulmuesin aktual tè Psg si pasuesin ideal tè Karim Benzema.
Shtuar më 16/03/2020, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori