"PSG nuk e ka problem të blejë Messin"
Paris Saint Germain nuk e ka problem transferimin e Lionel Messit në Ligue I, nëse ky i fundit vendos të lerë Barcelonën. I këtij mendimi është argjentinasi Javier Pastore.

"Nëse Messi do të largohet nga Barcelona, presidenti i Paris Saint Germain do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje. Paratë nuk janë problem. Klubi i ka burimet për të blerë një lojtar si Messi", është shprehur mesfushori i PSG-së.

Lionel Messi ka një kontratë me Barcelonën që skadon në verën e vitit 2018, dhe ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh.

Pas problemeve me teknikun Luis Enrique janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të "Pleshtit" nga "Camp Nou". /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori