E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
PSG nuk është i kënaqur nga ylli italian, rinovimi në dyshim
Aventura e portierit Gianluigi Buffon te skuadra e PSG-së mund të mbyllet pas vetëm një sezoni. Portieri 41-vjeçar nënshkroi një kontratë 1-vjeçare verën e kaluar, me të drejtën e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Gjithsesi, e përditshmja franceze "Le Parisien" sqaron se klubi mund të mos e ushtrojë këtë klauzolë në favorin e saj dhe të mbyllë marrëdhëniet me Buffon. Drejtuesit e klubit nuk kanë mbetur shumë të kënaqur nga paraqitja e portierit veteran, ndaj mund ta largojnë në fund të sezonit.

Një situatë që duket se ka befasuar edhe vetë portierin legjendar, që synonte të luante edhe një vit tjetër në League 1. Gjithsesi, në qershor Buffon mund të gjendet në dilemë nëse të gjejë një ekip tjetër apo të tërhiqet përfundimisht nga sporti. /albeu.com/


Shtuar më 10/04/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori